6 vjet burg për kosovarin, ka sulmuar menaxherin e bordelit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Përveç gjashtë viteve burg Selajdin K. duhet t`ia paguajë të dëmtuarit shumën e grabitur të të hollave si dhe nga 1000 euro të dy të sulmuarve si zhdëmtim.

Është dënuar me gjashtë vjet burg kosovari Selajdin K., 33 vjeçar, për sulmin e armatosur që i ka bërë një menaxheri të bordelit dhe mikeshës së tij, në Salzburg, Austri. Sulmi ka ndodhur në vitin 2012 në banesën e menaxherit.

Përveç të akuzuarit kryesor, i akuzuar ka qenë edhe Samet G., 57 vjeç, si shofer dhe këshillëdhënës i të parit. Gjykimi dy kosovarëve është zhvilluar në Gjykatën e Landit në Salzburg. Selajdin K., ka pranuar veprën ndërsa vendimi gjyqësor ende nuk është i plotfuqishëm, pasi që prokurori nuk e ka thënë ende fjalën e tij.

Mobi Casa

Pas dëgjimit kryesor, në janar të këtij viti, i akuzuari kryesor, tashmë i dënuar, kishte deklaruar se 57 vjeçi në asnjë mënyrë” nuk ishte i përfshirë në sulm. Ai po ashtu nuk është paraqitur fare në gjykim, të enjten pasi që, sipas avokatit të tij, kishte pësuar një aksident dhe ndodhej në një spital në Çeki.

Ndërkaq, sipas hetimeve të bëra, në rastin e sulmit ndaj menaxherit të bordelit kishte qenë i pranishëm edhe një i tretë, kosovari Bekim G., 36 vjeç. Ai, sipas hetimeve, së bashku me Selajdinin e ka kërcënuar me armë menaxherin dhe mikeshën e tij, e ka goditur dhe ia ka marrë me dhunë 28500 euro. Por, pasi që 36 vjeçi ka vetëm pak kohë që është liruar nga një burg zviceran, ndaj tij nuk është iniciuar akoma procedura.

Gjykata ka vendosur që Selajdin K., përveç gjashtë viteve burg duhet t`ia paguajë të dëmtuarit shumën e grabitur të të hollave si dhe nga 1000 euro të dy të sulmuarve si zhdëmtim.(albinfo)