ARKATANA

6.5 milionë euro mbështetje nga BE, presidentja: Sundimi i ligjit nuk është prioritet vetëm të letër

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë sot të ditur për mbështetjen prej 6.5 euro ndihmë nga Bashkimi Evropian për sundimin e Ligjit.

Osmani pas takimit me komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhleyi tha se sundimi i ligjit nuk është prioritet vetëm në letër për institucionet e Kosovës, por prioritet është për të gjithë qytetarët dhe për atë si presidente.

“Meqë sot do t’i bashkoheni institucioneve tona për ta filluar edhe zyrtarisht programin për çështje të brendshme BE-Kosovë ju shpreh mirënjohjen tonë Bashkimit Evropian për përpjekjet në këtë drejtim dhe mbështetjen prej 6.5 milionë euro shtesë në mbështetje të përpjekjeve tona për sundim të ligjit”, tha Osmani.

FIDANISHTJA

E para e shtetit tha më tej se angazhimi i tyre për të forcuar policinë dhe institucionet tjera ligj-zbatuese janë tejet të rëndësishme dhe prioritet dhe jo vetëm për shkak të ‘rrugës’ drejt Bashkimit Evropian, por edhe pse janë gjë e duhur për qytetarët.

Ajo më tej theksoi se pas vonesave të gjata e të padrejta nga janari i vitit të ardhshëm pas mundësisë për lëvizje të lirë Kosova do të jetë më afër BE-së, duke forcuar edhe bashkëpunimin ekonomik, shkencor e akademik. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.