UBT

51 fermerë përfitues të serrave në Kamenicë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kamenicë – Në kuadër të projektit “Rritja e Potencialit për Bujqësi në Kosovë”, është bërë nënshkrimi i kontratave me 51 fermerët përfitues të serrave me sipërfaqe 100m².

Ky është projekt i përbashkët i Komunës së Kamenicës dhe Islamic Relief Kosova që mundëson shtimin e prodhimit të perimeve në komunën tonë dhe rritjen e të hyrave për familjet përfituese.

Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, përgëzoi fermerët për përkushtimin e tyre ku theksoi se mbështetja ndaj tyre do të vazhdoj edhe më tutje në projekte e subvencione të tjera duke kontribuar edhe më shumë në rritjen e prodhimit bujqësor.

Uji Dea

Edhe Drejtori i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Shpend Morina, në një fjalë rasti, falënderoi fermerët për bashkëpunimin që kanë me drejtorinë duke i siguruar ata se së bashku do të shohin mundësitë për të kontribuar edhe në vazhdimësi në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e komunitetit.

Ceremonia u mbyll me nënshkrimin zyrtar të kontratave, duke hapur rrugën për fillimin e projekteve të reja bujqësore në komunë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.