Fundamenti

AKB kundër thirrjeve për bojkot: Patriotizmi matet me mbështetje për ekonominë vendore

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka reaguar ashpër pas thirrjes së Sekretarit Organizativ të Vetëvendosjes, Alim Rama, për bojkotimin e produkteve vendore të kompanive të Devollëve.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, në një prononcim për Kosova.info, e ka quajtur këtë qasje të papranueshme dhe të dëmshme për ekonominë e vendit.

“Thirrjet për bojkotimin e produkteve vendore janë të papranueshme dhe dëmtojnë drejtpërdrejt ekonominë tonë, punëtorët tanë dhe të ardhmen e vendit. Askush, e aq më pak një përfaqësues politik, nuk guxon ta godasë sektorin privat – motorin e vetëm të zhvillimit ekonomik të Kosovës”, u shpreh Shahini.

Mobi Casa

Ai theksoi se kompanitë vendore, si ato të Devollëve, janë ndër kontribuuesit më të mëdhenj në ekonominë kosovare duke krijuar mijëra vende pune dhe duke mbushur arkën e shtetit me qindra miliona euro.

“Slogani ynë është i qartë dhe i fuqishëm: ‘Unë konsumoj produkte vendore, po ju?’. Prandaj ftoj qytetarët e Kosovës që të rrisin konsumimin e produkteve tona, e jo t’i bojkotojnë ato,” shtoi ai.

Shahini përmbylli reagimin e tij duke theksuar se patriotizmi sot nuk matet me fjalë, por me veprime konkrete që forcojnë ekonominë dhe shtetin. “Patriotizmi sot matet me mbështetje për ekonominë tonë vendore,” theksoi ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.