FITORJA

Hyseni: Instalimi i GPS-ve në vetura zyrtare është një avancim në ruajtjen e pasurisë publike

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Komuna e Gjilanit ka përuruar sot projektin e instalimit të pajisjeve digjitale të navigimit, përkatësisht sistemin GPS në të gjitha automjetet e saj zyrtare, për të monitoruar kështu përdorimin e tyre, përkatësisht për të mënjanuar mundësitë e keqpërdorimit eventual.

Kryetari i Komunës, Alban Hyseni ka thënë se këto pajisje janë instaluar në 30 vetura dhe përmes tyre, tash do të jetë më lehtë të monitorohet përdorimi i automjeteve dhe parandalimi i keqpërdorimit të rastësishëm të automjeteve të Komunës, po edhe mirëmbajtjes së tyre.

‘Ky është një avancim tutje në ruajtjen e të mirës publike dhe pasurisë që u takon edhe qytetarëve dhe jo vetëm atyre që janë në punë në kuadër të Komunës”, ka thënë Hyseni.

Uji Dea

Për më tepër, ai ka nënvizuar se punët e tilla duken të vogla, por kanë një efekt të madh dhe janë shumë të rëndësishme, sepse automjetet ruhen më shumë se më përpara, kursehet buxheti i Komunës dhe ndërkohë sigurohemi që të gjitha veturat, përveç atyre që kanë leje, kthehen në autopark dhe nga këtu pastaj shpërndahen nëpër drejtoritë përkatëse dhe përdorën për qëllimet e destinuara.

“Njëherësh, përdorimi i këtij programi është i lehtë, përmes një kompjuteri dhe një softueri të thjeshtë dhe përparësia e tij është se detekton edhe shpejtësinë e lëvizjes së veturave tona në rrugë”, ka shtuar Hyseni.

Ky projekt është realizuar me një investim të vogël, dikur rreth 3 mijë euro, por që si aparatura kanë efekt shumë të madh për monitorimin e përdorimit të veturave zyrtare./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.