FITORJA

31.15 milion euro, vlera e kombëtares shqiptare

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Barazimi 1-1 më Norvegjinë në “Qemal Stafa” ishte sfida e fundit e sezonit për të gjithë futbollistët e kombëtares shqiptare, për t’ia lënë më pas vendin përiudhës së pushimeve që për shumë prej tyre do të jetë e trazuar për shkak të tratativave për të ndryshuar ambient gjatë merkatos së verës.

Sigurisht që jehona e dy rezultateve radhazi pozitive me Norvegjinë dhe mbi të gjitha klasifikimi i Shqipërisë në vendin e 38 në renditjen e FIFA-s ka ndikuar në rritjen e vlerës së kartonit të kuqezinjve, që gjithsesi në tregun e madh botëror të shitje-blerjeve të futbollistëve zënë një vend modest. Por sa vlen në total skuadra e Xhani De Biazit, që është pretendentja kryesore për vendin e dytë në Grupin E?, transmeton supersport.al

Duke u bazuar te shifrat e publikuara nga uebsajti i specializuar gjerman Transfermarkt, vlera totale e kombëtares shqiptare arrin 31. 150. 000 euro. Për të sqaruar opinionin publik, në skuadrën e De Biazit janë përfshirë 26 futbollistët e listës anti – Norvegji, 3 të pezulluarit Cana, Roshi dhe Lila, të dëmtuarit Meha, Kukeli dhe Sadiku, si dhe dyshja e Odesa Chernomorec Vangjeli – Bakaj, pra në total janë 34 kuqezi.

Lorik Cana mbetet lojtari i kombëtares shqiptare me vlerën më të lartë të kartonit, që kap shifrën 3.3 milionë euro. Pas futbollistit të Lacios vijnë Samir Ujkani, që vlen 3 milionë euro, Mërgim Mavraj 2.25 milionë, Armend Dallku 1.5, Amir Abrashi 1.25 milionë, më pas Hamdi Salihi dhe Elis Bakaj me 1.1 milionë euro.

FIDANISHTJA

I vetmi futbollist kuqezi që nuk është vlerësuar për cmimin e kartonit ndoshta për mungesë të informacionit, është mbrojtësi i Orebros në kampionatin suedez Ilir Berisha, ndërsa vlerën më të ulët të kartonit e kanë Erjon Bogdani 300 mijë, Ansi Agolli 350 mijë dhe Ervin Bulku 400 mijë euro.

Lojtari Mosha Vlera në euro
1- Etrit Berisha 24 1 000 000
2- Samir Ujkani 24 3 000 000
3- Orges Shehi 35 125 000
4- Lorik Cana 29 3 300 000
5- Renato Arapi 26 600 000
6- Kristi Vangjeli 27 1 000 000
7- Admir Teli 32 400 000
8- Tefik Osmani 27 300 000
9- Ilir Berisha 21 ?
10- Debatik Curri 29 1 000 000
11- Mërgim Mavraj 27 2 250 000
12- Ansi Agolli 30 350 000
13- Elseid Hysaj 19 900 000
14- Armend Dallku 29 1 500 000
15- Andi Lila 27 750 000
16- Burim Kukeli 29 600 000
17- Ergys Kace 19 900 000
18- Ervin Bulku 32 400 000
19- Sabien Lilaj 24 425 000
20- Migjen Basha 26 1 000 000
21- Alban Meha 26 1 000 000
22- Jurgen Gjasula 27 800 000
23- Vullnet Basha 22 600 000
24- Odise Roshi 22 600 000
25- Elis Bakaj 25 1 100 000
26- Armando Vajushi 21 1 000 000
27- Valdet Rama 25 1 000 000
28- Amir Abrashi 23 1 250 000
29- Emiliano Vila 25 550 000
30- Azdren Llullaku 25 700 000
31- Edgar Cani 23 750 000
32- Hamdi Salihi 29 1 100 000
33- Erion Bogdani 36 300 000
34- Armando Sadiku 22 600 000

Totali 31.150.000 euro

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.