Fisnik Asllani nuk ndalet së shënuari gola në Gjermani, vendimtar në fitoren e Elversberg

Fisnik Asllani po kalon sezonin më të mirë në karrierë.
Futbollisti kosovar ka shënuar një tjetër gol në Bundesligën 2 të Gjermanisë, shkruan IndeksOnline.
22-vjeçari i dha epërsinë skuadrës së Elversbergit ndaj Greuther Furth, vetëm pas gjashtë minutave lojë, derisa fituan me rezultat 2-0.
Ky ishte goli i 12-të për Fisnik Asllanin këtë sezon në Bundesligë./IndeksOnline/