GRANDEMALL

3 shqiptarë arrestohen në flagrancë në Itali

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Raportohet se një ngarkesë me kokainë e fshehur brenda një konteineri me banane u sekuestrua në portin e Vado Ligure në Savona të Italisë. Tre shqiptarë u arrestuan nga policia italiane gjatë aksioni anti-drogë, përcjell albinfo.ch.

Thuhet se konteineri me banane ishte nisur nga Ekuadori. Pasi u shkarkua nga anija, konteineri iu nënshtrua në kontrolli të plotë, ku dhe u konstatua sasia prej 83 kilogramë kokainë. Konteineri u mbajt nën monitorim deri kur aty u paraqitën 3 shqiptarë, të cilët u futën fshehurazi në port dhe kërkonin të merrnin ngarkesën e drogës.

FIDANISHTJA

Të tre u arrestuan në flagrancë. Ata janë të moshave 33, 28 dhe 23 vjeç, ndërsa identiteti i tyre nuk është bërë i ditur.

Në momentin e arrestimit, 3 shqiptarëve iu gjetën mjete për të hapur me forcë konteinerin. Kokaina do të kapte vlerën e 7 milionë eurove nëse do të shitej me pakicë. Hetimet e autoriteteve italiane vazhdojnë për të identifikuar marrësit fundorë të ngarkesës me kokainë.
https://www.albinfo.ch/3-shqiptare-arrestohen-ne-flagrance-ne-itali/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.