281 video incizime profesionale nga elektroteknika për nxënës e studentë…

Inxhinieri i elektroteknikës Hysamedin Ahmedi, profesor në Shkollën e Mesme Teknike “Presheva” në Preshevë, që nga fillimi i Pandemisë COVID 19 e posaçërisht kur nxënësit të cilëve u ligjëron në shkollë ishin në sistemin online, ka publikuar 281 video incizime të njësive mësimore, të cilat i postoi online për nxënësit e tij.
Profesor Hyska, njihet si punëtori më aktiv, jo vetëm në Preshevë, por edhe në Luginë, kjo shihet me postimin e videove, të cilat kanë dhënë sinjalin pozitiv te nxënësit, si të kenë qenë fizikisht nëpër shkolla.
Përveç kësaj, Hyska, kohët e fundit po bën video incizime me detyra e me punë praktike edhe për studentët, të cilët studiojnë profesionin përkatës dhe këto ushtrime që i bënë janë shumë efektive për studime dhe për kalimin më me sukses të provimeve.
Ndryshe inxhinieri, Hysamedin Ahmedi, punon në SHMT “Presheva” në Preshevë…/bilall maliqi/rajonipress/