27 aktakuza të ngritura kundër 28 personave

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza, kundër njëzetetetë (28) personave ndërkohë me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor”.
Prokuroria Themelore Gjilan:
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza, kundër njëzetetetë (28) personave, për këto vepra penale:
Pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Gjashtë (6) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të narkotikëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Sulmi”./rajonipress/