Fundamenti

25 vjet nga Beteja e Zhegocit, ata moshohen barabar me stinët lirisë

/ 5 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Sa lot, ofshamë, dënesje e djersë janë derdhur në e mbi këto varre? Kur etër e bij vizitojnë varrezat në Kodër të dëshmorëve, për një çast, sikush hap shpirt, zemër e ndjesi dhe, me sytë e mendjes, shikon veten në pasqyrë.

Sot nuk ishin këtu moshatarët e tyre Djellza e Atdheu, dy fëmijët e dy prindërve dëshmorë që trasonin e fuqizonin Rrugën e udhëtimit të shkronjave shqipe. Edhe sa te tjerë mungonin?
Nga Sabri Beqiri
…Dëshmori më i ri Kastriot Baftiu, i lindur me 1985 . Aty afër, babai i tij, Sahiti. -Ato male, i shihni andej ? Janë majat e bjeshkëve te Zhegocit. Ehe,,, me plaku i Zhegocit, axha Beqe (Beqir Baftiu), babai i Sahitit ka mall të dalë në katund. Lodhja, pleqëria, dhe sëmundja, të gjitha bashkë, nuk pyesin.

  • E shihni?
    Ajo rrugë andej qon për Preshevë. Edhe atje i thonë Kosovë, Kosova lindore.
  • A shkojnë në shkollë Djellza e Atdheu?
  • Ende janë të vegjël…
    -Një dite do të nisin shkollën, do të bëhen nxënës të mirë, të urtë, të vyeshëm. –
    -E shtëpia e tyre e djegur?- pyeste Ariana.
  • Do të ndihmojnë të gjithë të rindërtohen shtëpitë. Nga Altari i lirisë, shihet e plotë tërë Anamorava)…

Fëmijët bëjnë homazhe bashkë me prindërit. Ata kane ardhur këtu të dëgjojnë orën e historisë. Ari dhe Toni do tu flasin nesër apo një dite tjetër bashkëmoshatarëve të tyre për etërit dhe baballarët e fëmijëve te dëshmorëve.

Sot nuk ishin këtu Djellza e Atdheu, pasardhësit e dy prindërve dëshmorë: Hanumshahe e Tefik Zymberi. Edhe sa të tjerë do të mungojnë? Vonë, në terrin e parë të mbrëmjes, ata pyesnin edhe për mixhën Beqë, gjyshin e dëshmorit më të ri Kastriot Baftiu.

Uji Dea

Ne visoret e Anamoravës plagët e luftës ende kullojnë. Martirizimi i njerëzve dhe i tokës së shenjtë mund të shpaguhet e shpërblehet, sa e si duhet, vetëm nga Zoti.
Deri sa e mbajti fryma Hysen Hyseni shpesh ngjitej te Hanet e Zhegocit. Edhe në Kodër të dëshmorëve. Ashtu i heshtur, i kërrusur sa nga pesha e viteve, sa nga dhembja e gajlet, i rënduar deri në asht nga vuajtja e malli për të bijtë, sapo përmendej koha e luftës, ai thekshëm lëshonte një ofshamë. Fjalët ishin tepricë. Fërkonte e lëmonte bastunin që kurrë se lëshonte nga dora dhe shkëpuste fjalë:

  • Në Lagjen tonë, te Bilinicet, tash mund të quhet Lagjja e fëmijëve jetimë të luftës.
    -Mua mi vranë tre djemtë: Ramadanin, Shabanin, Ilmiun. Më kanë mbetur nëntë jetim… Se si janë rritur e shkolluar djemtë më pyesni?
  • Eh…Gjithnjë po bindem në fjalët e moçme se njeriu qenka më i fortë se guri, ndoshta edhe se hekuri. Shabani, djali i dytë, e merrte bukën prej shtëpie për një javë dhe shkonte në Prishtinë. E kreu drejtësinë, fakultetin. Ashtu i patën kryer shkollat edhe Ramadani e Ilmiu. Patën vuajtje e gazepe të mëdha. Na vranë katilet serb në tokën tonë. Kurrë djemtë s’kanë dashtë me dal jashtë Kosovës, thoshte Hysen Hyseni.

Plaku fliste me përmallim e trishtim sa për djemtë dëshmorë aq edhe për mbesa e nipa mbetur jetim. Kryefamiljari i përvuajtur shfaqte dhembjen edhe për të rejat: Mevliden, Azeminen, Fikrien.

  • Pasha të madhin Zot sa po më dhimben djemtë po më dhemb edhe për këto rejat që u veshën në të zeza. Vetëm Zoti mund t’i shpërblejë për mundin që po bëjnë me këta jetimë. Nuk paska më vështirë për prindin që t’i varros e zhvarrose disa herë të bijtë, thoshte Hysen Hysen për tragjedinë që i ka ndodhur më 15 prill 1999.

Fjalë plotë dhembje atë ditë, fill pas luftës, shqiptoheshin për dëshmorin Ismet Ajeti dhe fëmijët e tij jetimë: Valentina, Xhevahiri, Drita dhe Ariana. Pasardhësit e dëshmorit nuk jepeshin ndonëse ndrydhnin sa mundnin lotët e zemrat e lënduara:
-Na e kemi për mburrje që babi ynë ka rënë për liri të Atdheut. Na ka lënë fjalë që kurrë në libra nuk do të mund t’i mësonim.

  • Punoni për të ardhmen tuaj dhe të vendit tonë, na thoshte përherë babi.- Nëse duhet do të japë jetën për liri. Dhe ashtu ndodhi. Babin tonë e vranë serbët vetëm pse e ka dashtë vendin dhe lirinë e Atdheut tonë. Ky ishte ideali i tij, thoshin fëmijët e dëshmorit Ismet Ajeti
    -“Për fëmijët e dëshmorëve dhe martireve kjo ditë (15 prilli 1999) matet me 365 ditët e vitit. Njerëzia e burrëria jonë peshon me gramë kandari se sa përkujdesemi ndaj tyre”, shprehej Shefki Miftari, babai i dëshmorit Enver Miftari./sabri beqiri/rajonipress/
Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.