Eko Higjiena

“25 për qind shqiptarë në rrethin e Vranjës, vetëm tre shqiptarë të punësuar në këtë qytet!”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Partia për Veprim Demokratik (PVD) mbrëmjen e sotme ka zhvilluar fushatën parazgjedhore për zgjedhjet e 16 marsit në dy vendbanime shqiptare të komunës së Preshevës, në Rahovicë dhe Miratoc.

Fushata e hapur me parullën “Është momenti” është nisur nga nënkryetari i përfaqësisë së PVD-së në Rahovicë Armend Beqiri si dhe këshilltari i këtij subjekti në Kuvendin Komunal të Preshevës Sabri Mehmeti.

Të dy këta përfaqësues të PVD-së kërkuan nga elektorati që të marrin pjesë masovikisht në këto zgjedhje për të siguruar të paktën një ulëse në Parlamentin e Serbisë, ku shqiptarët do të ngrenë zërin për padrejtësitë që po i bëhen.

Eco Higjiena

Nënkryetari i PVD-së dhe njëherit kandidati për deputet Shaip Kamberi me këtë rast përveç ftesës që i bëri shqiptarëve që të marrin pjesë në këto zgjedhje të rëndësisë së veçantë, nuk e anashkaloi as rastin e fundit të caktimit të shqiptarëve për të ruajtur kutitë e votimit për interes të Çedomir Jovanoviqit e Sulejman Ugljaninit.

Ai kërkoi që votat e shqiptarëve të jepen për shqiptarët dhe jo kandidatëve tjerë që do t’i siguronin ulëse joshqiptarëve në Parlament.

Kamberi, gjatë qëndrimit në fshatin Miratoc ndër të tjera foli edhe për kufirin që nuk po hapet e që lidhë këtë vendbanim të Luginës me fshatin Llojan të banuar me shqiptar që gjendet në pjesën e Maqedonisë, raporton Titulli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.