2024-ta, vit i vështirë për Taynan: Nëse gjithmonë do ishim mirë, nuk do ia dinim vlerën gjërave
Tayna ishte mysafire e edicionit festiv të emisionit “Canapé”, të moderuar nga Shpend Lipa.
Gjatë këtij episodi, ajo performoi live disa nga hitet e saj më të njohura dhe ndau me publikun një rrëfim emocional për vitin e vështirë që ka lënë pas.
“Nëse ishim gjithmonë mirë, nuk do ia dinim vlerën gjërave”, tha Tayna gjatë intervistes.
Rikthimi i saj i fuqishëm me projekte të suksesshme dhe performanca plot energji dëshmon se Tayna vazhdon të jetë një ndër emrat më të rëndësishëm të muzikës shqiptare.
Se çfarë tha më shumë në lidhje me këtë e mësoni duke klikuar në videon e mëposhtme.
Intervistën dhe performancat muzikore mund t’i gjeni në kanalin zyrtar të T7 në YouTube. /GazetaExpress/.