Hidromorava

2​0 % e përkrahjes së Organizatave vjen nga sektori publik

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Ministri i Financave Besim Beqaj ka theksuar sot se Qeveria e Republikës së Kosovës i konsideron organizatat e shoqërisë civile si partner serioz, prandaj ngritja e kapaciteteve dhe profilizimi i OSHC-ve do të ndikojë drejtpërdrejtë në pjesëmarrjen kuptimplotë në hartimin dhe implementimin e politikave dhe prioriteteve qeveritare.

Duke folur në konferencën rajonale kushtuar përmirësimit të kornizës ligjore dhe institucionale për financimin publik të organizatave të shoqërisë civile (OSHC), ministri Beqaj ka theksuar rëndësinë e faktit që kjo konferencë po organizohet në Kosovë dhe se do të jetë rast i mirë për shkëmbimin e eksperiencave në mes të vendeve të rajonit.

Ai tha se gjatë viteve të fundit Qeveria e Republikës së Kosovës ka rritur përkrahjen për organizatat e shoqërisë civile në Kosovë, duke përfshirë këtu edhe përkrahjen financiare, gjë e cila evidentohet edhe në raportin Indeksi Kosovar i Shoqërisë Civile i publikuar nga KCSF gjatë këtij viti, ku potencohet se mbi 20% e përkrahjes financiare për organizatat e shoqërisë civile në Kosovë vjen nga sektori publik në nivelin qendror dhe atë lokal.

Beqaj me këtë rast tha se përveç përkrahjes financiare, bashkëpunimi me organizatat e shoqërisë civile gjatë viteve të fundit është më domethënës në kuptimin e angazhimit të tyre në hartimin e politikave publike, përmes proceseve të konsultimit publik dhe pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë në këtë proces.

Ministria e Financave ka qenë pjesë e grupeve të përbashkëta punuese në hartimin e strategjisë qeveritare për bashkëpunim me Shoqërinë Civile. Në këtë kontekst miratimi i kësaj strategjie dhe themelimi i grupeve të përbashkëta me shoqërinë civile të cilat do të kujdesen për zbatimin e saj do të forcojnë edhe më tej bashkëpunimin me organizatat e shoqërisë civile.

FITORJA

Ministri Beqaj tha se me zbatimin e strategjisë për bashkëpunim me shoqërinë civile, në kuadër të së cilës është paraparë edhe rritja e transparencës në ndarjen e granteve dhe donacioneve për organizatat e shoqërisë civile, do të definohen në mënyrë më specifike kriteret dhe procedurat për ndarjen e granteve dhe donaci oneve për OSHC-të.

Ai u angazhua për hartimin e rregullave specifike përmes të cilave do të përcaktohej mënyra e dhënies së donacioneve për organizatat e shoqërisë civile nga ana e autoriteteve publike.

“Ministria e Financave do të jetë e gatshme të bashkëpunojë drejtpërdrejtë edhe me OSHC-të, në funksion të përgatitjes së kritereve më specifike për ofrimin e përkrahjes për organizatat e shoqërisë nga ana e institucioneve publike. Praktikat e vendeve të rajonit do të jenë shumë të mirëseardhura në funksion të rregullimit të bazës ligjore dhe institucionale për një financim publik transparent të sektorit të shoqërisë civile në Kosovë”, tha ministri Beqaj.

Në këtë konferencë organizuar nga TASCO marrin pjesë përfaqësuesit e institucioneve qeveritare dhe shoqërisë civile nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.