RCCOLA

2.5 milionë euro për “Kosova Petrolin”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Pika e shitjes së kompanisë “Kosova Petrol” në hyrje të Prishtinës i ka sjellë deri më tash probleme të mëdha Komunës së Prishtinës dhe Ministrisë së Infrastrukturës. Kjo pikë e shitjes së derivateve i ka lënë që një kohë të gjatë pa u përfunduar punimet në ndërtimin e rrethrrotullimit në lagjen Veternik, projekt që tashmë është dashur të përfundojë.

E gjitha kjo ka ndodhur për shkak se asnjëra nuk ka mundur ta shpronësojë e as ta largojë këtë pikë të karburanteve. Mirëpo, si duket problemeve do t’u vijë fundi. Kjo pikë është shpronësuar tash vonë. Gazeta nuk e ka kuptuar datën e saktë të shpronësimit mirëpo merr vesh se Qeverisë së Kosovës shpronësimi i ka kushtuar më shumë se 2.5 milionë euro. Këtë e verifikojnë edhe në Ministrinë e Financave.

Mobi Casa

“Për projektin e rrethrrotullimit në lagjen Veternik nga Zyra për vlerësimin e pronave të paluajtshme, janë përfunduar vlerësimet. Në total janë vlerësuar 7614 m2, me çmim 335 € për m2”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Financave. Shpronësimi i kësaj pompe ka lënë peng këtë ndërtim që nga nëntori i vitit 2012…/Tribuna/