Fundamenti

17 kallëzime penale ndaj VV-së, Bajrami: Nuk mund të japin dorëheqje dhe të qëndrojnë në zyra

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, njoftoi se sot janë dorëzuar 17 kallëzime penale ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe ish-ministrave të kabinetit të tij, raporton Ekonomia Online.

Sipas saj, kallëzimet janë për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe tejkalim të autorizimeve, pasi ata kanë vazhduar të qëndrojnë në pozitat e tyre pas certifikimit të rezultateve zgjedhore më 27 mars, duke shkelur ligjin.

Bajrami tha se sipas ligjit një anëtar i qeverisë duhet të japë dorëheqje një ditë para datës së certifikimit, por ata kanë vazhduar të mbajnë pozitat dhe të marrin vendime.

Uji Dea

“Sot në emër të deputetëve të LDK kemi dorëzuar 17 kallëzime penale kundër kryeministrit Albin Kurti dhe ish- ministrave të kabinetit të tij, duke përfshirë edhe një ish zëvendësministri. Të gjithë këta të zgjedhur deputetë dhe të certifikuar sipas rezultatit zgjedhur nga KQZ-ja. Ne konsiderojmë dhe besojmë që nga data 27 mars këta janë në kundërshtim me nenin 26 të ligjit për qeverinë. Duke qenë se prej datës së certifikimit edhe sot vazhdojnë të qëndrojnë në zyrë, këta kanë thënë se kanë dhënë dorëheqje, ndërkaq vazhdojnë të qëndrojnë në aty. Këta deputetë kanë konsumuar vepër penale e sanksionuar kjo në nenin 414”, tha Bajrami.

Ajo shtoi se kallëzimi është bërë për të nxjerrë vendime nga prokuroria dhe për të adresuar situatën e krijuar në institucione.

“Anëtari i qeverisë në detyrë në rast se zgjidhet deputet në Kuvendin e Kosovës i njëjti duhet të japë dorëheqje një ditë para datës së certifikimit. Këta kanë thënë se kanë dhënë dorëheqjes këta vazhdojnë të qëndrojnë në zyra dhe të marrin vendime. Këto janë shkelje. Ne sot i jemi drejtuar prokurorisë, tani është në dorën e prokurorisë për vendime të tjera. Vetë qëndrimi i tyre në institucione, shfrytëzimi resurseve nuk mund të japë përgjigje. Nuk e kemi bërë për protagonizëm, por e kemi bërë për qytetarët e Kosovës për të nxjerrë nga ngërçi institucional, i cili na ka futur”, tha Bajrami.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.