Eko Higjiena

16 vjet burg kosovarit për vrasjen e 17 vjeçares

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Me këtë vendim, Gjykata e Lartë ka shkuar më larg se ajo qarkut, e cila e kishte dënuar kosovarin me 13.5 vjet burg për vrasje me paramendim.

Është cilësuar si ekzekutim i kryer me gjakftohtësi, vrasja që më 7 mars të vitit 2009 e kishte kryer shqiptari sot 24 vjeçar, duke e qëlluar me dy plumba në kokë nga afërsia të dashurën e tij 17 vjeçe. Kështu, Gjykata e Lartë e Cyrihut i ka shqiptuar të mërkurën dorasit një dënim prej 16 vitesh heqje lirie për veprën penale vrasje të rëndë.

Me këtë vendim, Gjykata e Lartë ka shkuar më larg se ajo qarkut, e cila e kishte dënuar kosovarin me 13.5 vjet burg për vrasje me paramendim. Në këtë mënyrë është realizuar qëllimi i prokurorit për kualifikimin e veprës si vrasje e rëndë.

Ai e ka përshkruar vrasjen si një veprim të rëndë dhe pa asnjë motiv mbi vajzën e pambrojtur. Duke treguar një mungesë vlerësimi të jetës së tjetrit, ai ka ekzekutuar të dashurën e tij duke e qëlluar atë drejtpërdrejtë në kokë. Edhe zvarritja e dërgimit në spital të vajzës së plagosur, tregon, sipas padisë, mungesën e ndjenjave njerëzore te vrasësi.

Mobi Casa

Trupi gjykues i ka shqiptuar atij po ashtu edhe masën e trajtimit psikiatrik ambulator, masë që nuk e shtyn zbatimin e dënimit me burg.

Nga ana tjetër, avokati i dorasit ka folur për një aksident dhe ka kërkuar dënim për vrasje nga pakujdesia. Sipas tij, në këtë rast nuk është arritur të dëshmohet qëllimi për vrasje. I mbrojturi i tij ka bërë një marrëzi, por vrasja nuk ka qenë qëllimi i tij. Ai ka menduar se revolja nuk kishte plumba brenda.

Ndërsa avokati i prindërve të viktimës ka kërkuar që të sqarohet përfundimisht shkaku i vdekjes së bijës së tyre. Ata nuk duan hakmarrje por duan vetëm zbardhjen e krimit.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.