UBT

15 vjet nga fillimi i luftës në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Lufta e fundit e Kosovës filloi më 28 shkurt të vitit 1998, pas sulmeve serbe në fshatrat Likoshan dhe Qirez të Drenicës. Pas kësaj beteje të zhvilluar të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe patën mbetur të vrarë disa policë serbë dhe në shenjë hakmarrjeje forcat serbe rrethuan fshatrat: Likoshan e Qirez dhe i patën ekzekutuar 24 civilë.

Kjo masakër njihet si e para ndaj civilëve shqiptarë nga forcat serbe në Kosovë.

Masakra në familjen Ahmeti tmerroi gjithë popullin, ndërsa pas saj pati edhe disa të tjera që tronditën botën e civilizuar.

Lufta nga 28 shkurt 1998 e deri më 23 mars 1999 u zhvillua mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave të Serbisë, shkruan KP.

Uji Dea

Ndërsa, nga 24 mars 1999 e deri më 10 qershor 1999, Aleanca Veriatlantike NATO me bombardime të përditshme në caqet ushtarake jugosllave, me përkrahjen tokësore të UÇK-së detyroi forcat serbomalazeze dhe Kasapin e Ballkanit, Slobodan Miloshevic të nënshkruaj kapitullimin në Kumanovë.

Në këtë luftë u dëbuan 800.000 mijë shqiptarë, u vranë 15.000 persona, nga të cilët 2.400 luftëtarë të UÇK-së e të tjerët civilë. Gjatë luftës janë zhdukur rreth 5.000 njerëz, fati i shumicës prej tyre është zbardhur deri në vitin 2007, por i madh ka mbetur numri i rasteve të pasqaruara.

Në këtë periudhë kohore janë përdhunuar afër 20 mijë femra shqiptare dhe sipas një përllogaritje, gjatë periudhës kohore mars 1998 – qershor 1999, njësitë kriminale dhe artileria e rendë serbe kanë shkatërruar dhe djegur pjesërisht ose tërësisht rreth 1.100 vendbanime shqiptare, kanë plaçkitur, djegur e shkatërruar mbi 200.000 shtëpi, banesa, lokale afariste, punëtori zejtare, fabrika, shkolla, biblioteka, monumente kulturore-historike, objekte kulturore, shkencore, fetare etj./Telegrafi/