ARKATANA

14 vjet pa UÇPMB, 14 vjet me Serbinë…

/ 8 minuta lexim
Hidromorava

Nga Nexhat Rexha – 28 dëshmorët e lirisë shkuan me ëndrrat e papërfunduara. Halim Hasani ”Yjet e Lirisë ”(Biografi e dëshmorëve të UÇPMB-së). Botoi ”Eugjenika”…

Autori i disa librave Halim Hasani, vjen para lexuesit shqiptar me veprën më të re “Yjet e lirisë, e cila në brendinë e saj aktualizon shtegtimet dhe të bëmat e 28 luftëtarëve të lirisë. Për të ndriçuar rrugën jetësore të kësaj plejade të dëshmorëve, të cilët ranë heroikisht në fushën e nderit e të kombit. Ata me vullnetin e dashurinë e tyre u bënë pjesë e pandashme e historisë kombëtare. Kështu vepra dhe gjaku i tyre u bënë pjesë kapitale e atdhetarizmës për sot e për nesër.

14 vjet pa UÇPMB, 14 vjet me Serbinë…28 dëshmorët e lirisë shkuan me ëndrrat e papërfunduara

Ata u bënë pjesë e pandashme e kësaj qëndrese historike. Ata u bënë pjesë e pavdekshme e atdheut tonë të copëtuar.

Ata hynë ne memorien e historisë sonë, që në fillim të këtij shekulli. Pra, ata që në fillim të këtij shekulli hynë në rreshtin e parë të altarit të lirisë.

Halim Hasani në librin”Yjet e lirisë” ka shkrirë emrat e 28 dëshmorëve të lirisë, të cilët sakrifikuan, unifikuan jetën e tyre, duke i lënë anash shumë ëndrra të papërfunduara.
Mirëpo, ata realizuan ëndrrën më madhore për këtë tokë, për këta njerëz të kësaj kohe dhe për të ardhmen e brezave që vijnë. Duke hyrë nëpër faqet e kësaj vepre, lexuesi ka mundësi të arrijë deri tek informacionet e shumta për këta atdhetarë, të cilët në asnjë çast nuk u hamendën për të dhënë jetën e tyre, në këto momente sa të rëndësishme po aq delikate, kur po krijohej historia e re e Kosovës dhe në trevat autoktone shqiptare.

Pra, atdhetarizmi i kësaj gjenerate të lindur nën hijen e territ Ballkanik, ndriçuan e shkëlqyen tokat shqiptare nën emblemën e UÇK-së e pastaj atë shkëlqim e madhështuan edhe me emblemën e UÇPMB-së, e cila reflektoi dhe gjithnjë tregoi para botës së civilizuar se kjo pjesë të trungut tonë është prerë dhunshëm. Ata i thanë jo kësaj dhune, ata i thanë jo këtij gjymtimi të trungut tonë. Ata me veprën e tyre jetojnë në ne. Ata patën guximin dhe me kohë i thanë të ardhmes bashkim kombëtar.

Halim Hasani me veprën “Yjet e lirisë” ka arritur të plotësojë një pjesë të amanetit të këtyre dëshmorëve të kombit. Rëndësia dhe vlera e kësaj vepre është shumë e madhe, sepse “Biografia e dëshmorëve të UÇPMB-se”, është pasqyruar drejt dhe hapë shkëlqimin e tyre për brezat që vijnë.

Njëherit, nëpër biografinë e secilit dëshmor, lexuesi mëson diçka të rëndësishme, diçka që vetëm ata kanë ditur me zërin e tyre të artikulojnë për këtë kohë dhe kohët që do të vijnë. Duke i vështruar fotografitë dhe biografitë e dëshmorëve krijojmë përshtypjen se të gjithë këta ishin të rinj në moshë, por kur krahasojmë moshën, sakrificën dhe heroizmin e tyre ndërrojmë mendje se këta ishin bijtë më të mirë dhe krenaria jonë, këta ishin më të pjekur në moshë e në ideale dhe dashuria e tyre e mundi kohën përmes ndjenjave të thella kombëtare, këta mbrojtën të kaluarën,të sotmen dhe i dhanë kuptim të ardhmes..

Biografia dhe karakteri i këtyre dëshmorëve është i rëndësishëm, sepse ata treguan; se njeriu ynë ka një atdhe, një gjuhë, ka një histori, sepse në librin “Yjet e lirisë”, këta 28 dëshmorë i përkasin tërësisë gjeografike të atdheut tonë.

Mobi Casa

Halim Hasani, që në fillim të librit ka saktësuar fillimin e kësaj drame të madhe, e cila i ka protagonistët e saj, të cilët me kohë kanë vënë në shërbim të atdheut idealin e tyre për liri. Pra ,Ushtria Çlirimtare e Preshevës Medvegjës dhe Bujanocit, ka një fillim të saktë dhe një përmbyllje jo të kënaqshme, por pa fajin e kryeprotagonistëve të saj. Sidoqoftë, vepra i shërben me shumë besnikëri historisë sonë dhe ajo plotëson analet e luftërave për liri dhe është begati për faqet dhe plotësimin e historisë më të re.

Koncepti i luftës për fitore nëpër biografitë e këtyre patriotëve del me cilësi të larta, sepse frika nuk ekzistonte në personalitetin e tyre, ata me dinjitet qëndruan në të gjitha frontet e zhvillimit të kësaj lufte. Ideali i tyre ishte brumosur në mënyra të ndryshme, por që gjithsesi ka një pikëtakim, e ai pikëtakim ka për qëllim lirinë e kësaj treve shqiptare.

Halim Hasani në libër ka paraqitur përmes shënimeve biografike të dhëna me interes për luftën e UÇPMB-së si dhe pjesë tjera që ndriçojnë edhe pikëpamje mbi konceptin e luftës si dhe afirmimin e saj për liri.

Fillimi i luftës së UÇPMB-së në Dobrosin dhe protagonisti që identifikohet me Shefket Hasanin, ka për qëllim arsyen e mirëfilltë dhe kjo arsye përqafohet nga shtresat e gjëra popullore dhe si rezultat i pranueshëm ajo shumë shpejt mobilizohet nën emrin Ushtria Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, e cila ka dhënë jehonën e vet dhe asaj i ka dhënë atributin real për të dëshmuar edhe mesazhin e qartë të kësaj lufte për liri brenda familjes autoktone.

Roli dhe misioni politik i komandantëve të kësaj ushtrie çlirimtare ishte në korelacion me strukturat e organizimit të nivelit kombëtar. Mirëpo, pas ndërhyrjes së faktorit ndërkombëtar dhe përfaqësuesve të UÇPMB-së dhe Qeverisë së Beogradit, u nënshkrua edhe marrëveshja politike e Konçulit, më 21 maj 2001. Mirëpo, si gjithmonë politika serbe edhe këtë herë nuk e zbatoi këtë marrëveshje politike, sepse vetëm tri ditë më vonë në mënyrë tinëzare e vranë pabesisht Ridvan Qazimin-Komandant Lleshin, njërin ndër protagonistët më të rëndësishëm të nënshkrimit të këtij dokumenti.

Politika famëkeqe e Beogradit vazhdoi dhe vazhdon të inskenojë skenare të pandërprera kundër figurave të rëndësishme shqiptare, kështu KFOR-i rus keqtrajtoi fizikisht Januz Musliun, udhëheqësin politik të UÇPMB-së .Pas përfundimit të luftës së UÇPM-së, në Gjilan u vra në rrethana enigmatike Muhamet Xhemaili-Komandant Rebeli. Pastaj u arrestuan dhe u burgosën edhe shumë luftëtarë të UÇPMB-se si dhe përmes presionit politik dhe proceseve të montuara, arrestoi dhe dënoi edhe Komandantin Shefket Musliun. Pra, Gjykata e Vranjes montoi procese të shumta dhe përsëri monton procese si në kohën e monizmit dhe të asaj Millosheviqiane, ajo mbushi burgjet e Vranjës dhe të Nishit me shqiptarë.

Duke përkujtuar këta dëshmorë të kombit, njeriu ynë sikur përkujton historinë e gjarpërimin e rrugëve të saj, e këto rrugë ruajnë në kujtesën tonë të përbashkët, ndarjen e lumenjve, ndarjen e rrugëve kombëtare e ndërkombëtare që kalojnë nëpër tokën tonë dhe ndjenja rilind këtë troll me një muze, që ngritën këta djelmosha nëpër grykat e maleve e të armëve për të krijuar histori, e për të mbetur heronj, e për të hyrë në legjendat tona. E këta dëshmuan me shembullin e tyre, se ditën të mbajtën mbi supet e tyre hijen dhe peshën e maleve tona. Krisma e tyre nuk e ndali jehonën e shpateve dhe frëngjive në kalanë e ngritur për t`i qëndruar besnikërisht atdheut tonë.

Të nderuar të pranishëm, autori Halim Hasani me këtë vepër ka saktësuar gjurmët e kësaj lufte, sa te pa drejt po aq edhe të pa barabartë dhe ngjarjeve të kësaj dekade i ka dhënë emër dhe kuptim, për të dhënë konstatimin burimor e shkencor për këtë brezë luftëtarësh të lirisë.

Pra, vepra në tërësinë e saj ruan objektivitetin shkencor dhe pasqyron pamjet e një drame të rëndësishme, e cila në vete reflekton imazhe nga kjo periudhë kohore si dhe ruan në kujtesë këta personalitete kombëtare. E që gjithsesi vepra e tyre shërben si shembulli më i mirë për ruajtjen e territorit dhe të identitetit kombëtar./presheva jone/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.