RCCOLA

1343 gjoba të ndryshme për kundërvajtje të shqiptuara nga policia rajonale e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet Policore të DRP Gjilan gjatë periudhës kohore 19.08.2022 – 25.08.2022 kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna ku janë shqiptuar total: njëmijë e treqind e dyzet e tre (1343) gjoba për kundërvajtje të ndryshme si: mos respektimi i shpejtësisë, tejkalim në vijë të plotë, drejtimi nën ndikimin e alkoolit, drejtimi i mjetit pa patentë shofer, mos mbajtja e distancës, gjendja jo e rregullt teknike e automjetit, skadimi i afatit të regjistrimit, përdorimi i telefonave mobil, xhamat e errët, brezit të sigurisë (rripit) etj.

Gjatë kësaj jave nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet Policore në vazhdën e implementim i Planeve Operative “Sezoni Veror” dhe “Siguria në trafikun rrugor” janë ndërmarr aktivitete:
• Hetim i njëzet e tre (23) aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale,
• Hetim i trembëdhjetë (13) aksidente të komunikacionit me të lënduar,
• Konfiskuar pesëmbëdhjetë (15) patentë shofer;
• Shqiptim i shtatë (7) kundërvajtjeve për vozitës të motoçikletave dhe konfiskim të një motoçiklete.

Uji Dea

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet Policore të DRP Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet njoftoi Ismet Hashani./rajonipress/