UBT

133 haxhilerët e komunës së Gjilanit kanë kryer një pjesë të obligimeve të Haxhit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Këtë vit nga komuna e Gjilanit për në Mekë dhe Medinë kanë udhëtuar 133 haxhinjë në organizimin e Bashkësisë Islame të Kosovës. Pas arritjes në aeroportin e Xhiddes janë akomoduar në një nga hotelet e njohura në Mekke.

Që të gjithë kanë përfunduar me sukses Umren si një nga obligimet fillestare të Haxhit, dhe tani janë në pritje për kryerjen e obligimeve të tjera të haxhit si arefati, muzdelifja,mina etj.

Uji Dea

Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan nëpërmjet udhëheqësve të haxhinjëve Agim Hyseni, Iljaz Mustafa dhe Hajrulla Aliu, njofton të gjithë qytetarët e në veçanti familjarët që kanë përcjellur më të dashurit e tyre për në vendet e shenjta, se të gjithë haxhilerët janë shëndosh e mirë dhe se takimin dhe trajnimin e radhës në hollin e hotelit e kanë mbajtur sot për të mësuar rreth kryerjes sa më të lehtë ritualeve në vazhdim./rajonipress/