ARKATANA

100 studentë nga Lugina vizitojnë Turqinë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Nën organizimin e Shoqatës Kulturore “Dituria” nga Presheva u realizua me sukses një ekskursion 5 ditorë në Republikën e Turqisë.

Që nga dita e martë (25 shkurt) deri të shtunën më 1 mars, një grup prej 100 personave nga Lugina e Preshevës vizituan Republikën e Turqisë, kryesisht qytetin e Stambollit, Eskishehirit dhe Bursës.

Ky grup përbëhej prej 70 studentëve nga Lugina të cilët studiojnë në Universitetet e Prishtinës, Tiranës dhe Shkupit si dhe 30 maturant të shkollave të mesme nga Presheva dhe Bujanoci. Grupi ishte i ndarë në proporcion 50 djem dhe 50 vajza.

Siç njofton SHK “Dituria” ky projekt u realizua në bashkëpunim me Guvernatorin e qytetit të Eskishehirit nën moton: “Ta njohim Turqinë”.

ARKATANA

“Rreth 100 pjesëmarrës patën rastin për t’u njohur më përafërt me kulturën, traditën dhe historinë e popullit turk. Ishte një befasi e mirë, se si janë ruajtur bukuritë natyrore dhe kulturore të këtyre qyteteve. Stambolli qytet me një gërshetim të fuqishëm në mes modernes dhe tradicionales, pastaj besnikëria ndaj tipit të jetës tradicionale në Bursa, dhe monumentet e lashta historike në qytetin e Eskishehirit”, shkruan në njoftim Shoqata Kulturore “Dituria”.

Sipas organizatorëve, nxënësit dhe studentët patën rastin të interesohen më tepër për nivelin dhe kushtet e studimit në Turqi, si dhe përparësit që ofrojnë studimet në këtë vend, në rast se dëshirojnë t’i vazhdojnë studimet universitare dhe pas universitare.

“Urojmë që edhe në të ardhmen projektet e tilla kulturore të realizohen me të rinjtë tanë, në mënyrë që t’u ofrohen mundësi reale për t’u njohur me tradita dhe kultura të popujve dhe shoqërive të ndryshme”, thuhet në fund të njoftimit të SHK “Dituria”./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.