10 aktakuza të ngritura dhe një person i ndaluar
Gjilan – Prokuroria Themelore Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, në lidhje me rastin paraprakë, me urdhër të prokurorit kujdestar, me datë 27 shkurt 2026 ka ndaluar edhe një (1) person, si të dyshuar për veprën penale Dhunimi nga neni 227 i Kodit Penal të Kosovës.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza, kundër trembëdhjetë (13) personave, për veprat penale, si në vijim:
Tri (3) aktakuza, kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë, kundër një (1) personi, për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”./rajonipress/


