UBT

Zyrtarja e OBSH-së: Vetëm një i vdekur nga coronavirusi në Kosovë ishte vaksinuar me dy doza

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Isme Humolli, zyrtare profesionale e emergjencave e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Kosovë ka thënë se të vdekurit në Kosovë që kanë qenë të infektuar me coronavirus nuk kane qenë të imunizuar.

“Të vdekurit nuk kane qenë të vaksinuar apo kanë qenë të vaksinuar vetëm me një dozë. Kemi vetëm një rast ku një person ka vdekur edhe pse ka marrë dy doza të vaksinës, por që dozën e fundit e kishte marre një javë para vdekjes por gjendje e saj ishte rënduar nga sëmundjet e zemrës që ka pasur”, ka deklaruar për RTV Dukagjinin, Isme Humolli.

Zyrtarja e OBSH-së thotë se fatkeqësia e këtij virusi është se ai e ndryshon strukturën e tij antigjenike.

FIDANISHTJA

“Varianti “Delta” është shumë infektues dhe sulmon kryesisht grupmoshat e reja…Ky virus është shumë i paparashikueshëm. Pra një person mund të mos ketë asnjë sëmundje përcjellëse dhe me infektimin nga ky virus mund edhe të pësoj vdekjen”, tha ajo, përcjell Telegrafi.

Humolli thotë se Kosova është në rrugë të mirë me procesin e vaksinimit.

Megjithatë ajo thotë se do të ishte mirë që të shtohen pikat e vaksinimit në mbarë vendin./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.