Fundamenti

Zyrtarja e lartë e AKR-së kërkon dorëheqjen e rektorit Gashi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Dorëheqjen e ish-nënkryetarit të Aleancës për Kosovën e Re, Ibrahim Gashi, i cili ishte edhe këshilltar i kryetarit të kësaj partie, Behgjet Pacolli, po e kërkon edhe ish-bashkëpartiakja e tij, Myzejene Selmani.

Shefja e Grupit Parlamentar të AKR-së, pjesë e koalicionit qeveritar, thotë se pas gjithë asaj që ka ndodhur me skandalet në Universitetin e Prishtinës është etike dhe shumë e moralshme dorëheqja e tij.

“Ajo është çështje morale dhe etike e tij si njeri akademik dhe si profesor i Universitetit të Prishtinës dhe mbas të gjithë atij skandali që po ndodh brenda Universitetit është shumë e moralshme që njerëzit akademik, me tituj akademik të tërhiqen”, thotë Selmani për lajmi.net.

RCCOLA

Ajo thotë se nuk e di çka po pret Gashi që s’po jep dorëheqje. Selmani thotë se policia duhet me çdo kushte të tërhiqet nga dyert e Universitetit ‘Hasan Prishtina’.

“Ai është vend i dijes dhe i studentëve. Te ndalohet dhuna ndaj studentëve kjo është turpi botës çka po ndodh në UP. Dorëheqja është akti më i lartë moral i njeriut e mos te flasim për këta, akademik tanë”, tha mes tjerash Selmani. /Telegrafi/