Eko Higjiena

Zyrtarizohen shefat e reparteve në Spitalin e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Të enjten janë bërë publike emrat e shefave që do të udhëheqin me repartet e spitalit të Gjilanit. Drejtori i spitalit Abdylatif Latifi tha për rajonipress se kuadri i përzgjedhur nga intervistat është shumë premtues sepse janë përzgjedhur më të mirët.

Pas intervistave që i kanë kryer kandidatët për shefat e reparteve në Spitalin e Gjilanit të enjten dhe janë bërë publik emrat e të gjithë reparteve në këtë institucion shëndetësor.

Drejtori i spitalit Abdylatif Latifi tha se komisioni tashmë ka përzgjedhur dhe ka ofruar të gjithë emrat e kandidatëve më të mirë për të udhëhequr me digasterët kryesor, raporton rajonipress.

Mobi Casa

Latifi tha se Spitali i Gjilanit po shkon në rrugë të mirë dhe realisht emrat janë shumë premtues. “Spitali i Gjilanit edhe në vitin 2014 do të vazhdojë me projekte dhe shërbime sa më cilësore për qytetarët e Anamoravës dhe të Kosovës Lindore” tha Latifi.

Sipas listës që është shpallur duke u bazuar nga rezultatet e intervistave Spitali i Gjilanit do të udhëhiqet nga këta shefa të reparteve.

Në interno është caktuar Halim Hajdari, në koronare – Ismajl Aliu, në urologji – Arif Sermaxhaj, në ORL- Nazmi Emini, në Oftalmo – Besim Maliqi, në Ortopedi – Rrahman Hajdari, në Kirurgji – Sejdullah Mahmuti, në Radiologji – Rabije Ismajli, në Emergjencë – Enver Murtezi, në Infektivë – Xhevat Demiri, në Pulmologji – Xhevdet Latifi, në Psikiatri – Shkelzen Kadriu, në Neurologji – Zymer Kastrati, në Akusheri – Nexhat Sherifi, në Gjinekologji – Maxhide Shaqiri, në QMG – Mevlide Iliazi, në Neonatologji – Rita Berisha, në Pediatri – Sadik Rashiti, në Salla Operative – Halil Basha, në Mjekim Intensiv – Selami Kurteshi, në Anestezion – Isah Berisha, në Dializ – Osmon Ramadani, në Dermatologji – Halide Haziri, në Poliklinika – Agron Leka, në Shërbimi për cilësi – Abedin Salihu, në Shërbime Teknike – Qani Azemi, në Laborator – Nazmije Tahiri dhe në Transfuzion – Esma Mustafa./rajonipress/