United Hospital

Zyrtarizimi i shqipes me rëndësi jetike për shqiptarët në Maqedoni

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Miratimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, i cili mundëson përdorimin e gjuhës shqipe nëpër institucionet e Maqedonisë, vlerësohet pozitivisht nga analistët politikë. Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov ka thënë se nuk do ta dekretojë ligjin pasi e vlerëson kundërshtetëror, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Miratimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, i cili parashikon avancimin e përdorimit të gjuhëve të bashkësive etnike që përbëjnë mbi 20 për qind të numrit të përgjithshëm të popullatës në Maqedoni, është vlerësuar edhe nga analistët politikë.

Kjo pasi me këtë ligj mundësohet përdorimi i gjuhës shqipe në nivelin qendror dhe në atë lokal në Maqedoni.

LEXO EDHE: Ndarja e “Vetëvendosjes”, “lufta” për komisione

Megjithatë presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, ka thënë se nuk do ta nënshkruajë ligjin pasi e ka vlerësuar si kundërshtetëror dhe nxitës të tensioneve ndëretnike.

United Hospital

Megjithatë kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, si dhe anëtarë të Gjykatës Kushtetuese të këtij shteti thonë se Ivanov nuk do të mundë ta bllokojë ligjin pasi të drejtën e vetos e kishte përdorur herën e parë kur është votuar ligji dhe se pas votimit të dytë nga Kuvendi nuk mund të përdoret veto sërish.

Bexheti: Miratimi i ligjit, avancim i jashtëzakonshëm

Profesori në Universitetin e Prishtinës, Nuri Bexheti, për “Zërin” ka thënë se e sheh si arritje të rëndësishme miratimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.

“Unë mendoj se është një arritje shumë e rëndësishme për Republikën e Maqedonisë, ligji është një avancim i jashtëzakonshëm. Gjuha shqipe nuk është e barabartë me gjuhën maqedonase, kuptohet që gjuha maqedonase vazhdon të jetë gjuha e parë në vend, por që plotësisht kuptohen të gjitha aspiratat dhe kërkesat ku shqiptarët janë shumicë në vendet ku jetojnë”, ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.