Mobi Casa

Behgjet Pacolli i del në mbrojtje të vëllait: “Po përballet dinjitetshëm me padrejtësi të legjitimuara”

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Behgjet Pacolli ka ndarë një reagim publik të vëllait të tij, Emin Pacolli, duke thënë se ai po përballet me dinjitet me padrejtësi që, sipas tij, janë legjitimuar edhe nga institucione dhe gjyqtarë të caktuar.

Në një shkrim të titulluar “Nga sfida në sfidë”, Emin Pacolli ka ngritur shqetësime për situatën e krijuar rreth projektit të Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës, duke pretenduar se investimi i financuar nga MABCO po përballet me pengesa institucionale dhe juridike, pavarësisht angazhimit financiar dhe garancive të vendosura për realizimin e projektit.

Postimi nga Emin Pacolli:

Mobi Casa

MABCO në betejë për Aeroportin e Vlorës, Emin Pacolli: Kapitali mund të bllokohet, por jo e vërteta

Që nga data 18 gusht, MABCO Construction dhe familja Pacolli po përballen me një nga padrejtësitë më të mëdha njerëzore,institucionale dhe juridike në historinë e investimeve private në Shqipëri.

Një investitor strategjik, i cili ka financuar 100% projektin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, ka vendosur garanci dhe kolaterale që tejkalojnë vlerën e 300 milionë eurove dhe ka mbajtur mbi supe të gjithë barrën financiare, teknike dhe operative të projektit, sot gjendet i bllokuar nga aksesi në kantierin e vet.
Në vend që institucionet shtetërore të mbështesin përfundimin e punimeve, certifikimin e objekteve dhe vënien në funksion të një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore në Ballkan, po ndodh e kundërta. Po favorizohet konflikti, po pengohet zhvillimi dhe po goditet investimi.
Është e pakuptueshme dhe e papranueshme që një ,,ortak’’me vetëm 2% të aksioneve të arrijë të bllokojë një investim të financuar, garantuar dhe mbajtur tërësisht nga ortaku mazhoritar me 98% të aksioneve. Akoma më shqetësues është fakti se vendime të caktuara gjyqësore dhe veprime administrative po prodhojnë pasoja katastrofike mbi një projekt me rëndësi kombëtare, pa u mbështetur në fakte ekonomike, financiare dhe juridike që reflektojnë realitetin e investimit.
Shtrohet një pyetje që kërkon përgjigje para opinionit publik dhe institucioneve: Si është e mundur që një investitor që ka vënë në dispozicion mbi 300 milionë euro garanci dhe kolaterale të trajtohet si palë që duhet të përjashtohet nga projekti që vetë e ka ndërtuar dhe financuar?
Sot nuk po dëmtohet vetëm familja Pacolli apo MABCO Constructions. Sot po dëmtohet besueshmëria e Shqipërisë përballë investitorëve vendas dhe ndërkombëtarë. Po dëmtohet siguria juridike. Po dëmtohet mesazhi që vendi u dërgon atyre që janë të gatshëm të investojnë, të krijojnë vende pune dhe të ndërtojnë vepra strategjike për të ardhmen.
Megjithatë, historia jonë nuk ka qenë kurrë histori dorëzimi.
Nga sfida në sfidë, kemi ndërtuar aeroporte, autostrada, qendra ekonomike dhe projekte që shumë i konsideronin të pamundura. Edhe kjo sfidë do të përballet me vendosmëri, transparencë dhe besim tek e drejta.
Sepse kapitali mund të bllokohet përkohësisht.
Punimet mund të pengohen përkohësisht.
Por e vërteta nuk mund të ndalet.
Ne do të vazhdojmë të mbrojmë investimin tonë, të drejtat tona ligjore dhe interesin publik që ky projekt të përfundojë në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.
Nga sfida në sfidë gjithmonë në këmbë, gjithmonë përpara me ty Baci Behgjet…