RCCOLA

Zyrtarët komunal në Kamenicë trajnohen mbi planifikimin e prokurimit dhe shpenzimin e parasë publike

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Qëllimi i organizimit të trajnimit është ngritja e kapaciteteve të zyrtarëve komunal në planifikimin e prokurimit dhe mbikëqyrjen e tij,roli i Komitetit për Politikë dhe Financa në planifikimin e prokurimit si dhe detyrat dhe përgjegjësitë e Kuvendit Komunal në mbikëqyrjen e planifikimit dhe realizimit të prokurimit.

Organizata Jo-qeveritare DardanaPress, në kuadër të projektit “Prokurimi transparent dhe efikas në Kamenicë” i cili realizohet në kuadër të projektit “GRAS – GrassRoots Action Support” është financuar nga Bashkimi Evropian dhe menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, i implementuar nga IKS, Lens dhe FES, ka mbajtur trajnimin me zyrtarët komunal, rreth kërkesave ligjore dhe praktike për planifikimin e prokurimit dhe shpenzimin e parasë publike.

Qëllimi i organizimit të trajnimit është ngritja e kapaciteteve të zyrtarëve komunal në planifikimin e prokurimit dhe mbikëqyrjen e tij, roli i Komitetit për Politikë dhe Financa në planifikimin e prokurimit si dhe detyrat dhe përgjegjësitë e Kuvendit Komunal në mbikëqyrjen e planifikimit dhe realizimit të prokurimit.

Mobi Casa

Trajnimi i sotëm ka pas për qëllim të bëjë ngritjen e kapaciteteve të zyrtarëve të prokurimit, zyrtarëve komunal, zyrtarëve për projekte dhe Komitetit për Polit dhe Financa, për të kërkuar më shumë transparencë dhe llogaridhënie për shpenzimin e parasë publike dhe ofrimin e shërbimeve cilësore nga ana e komunës. Fuqizimi i Kuvendit Komunal në mbikëqyrjen e prokurimit është esencial për të pasur qeverisje të mirë dhe transparente.

Anëtarët e Kuvendit duhet të jenë aktiv, duke ushtruar presion pozitiv mbi ekzekutivin komunal në zbatimin e legjislacionit të aplikueshëm për prokurim në mënyrë të drejtë dhe do të mundësoj ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët e Komunës së Kamenicë.
Në këtë trajnim kanë marr pjesë: Kryesuesi i Kuvendit, zyrtarët e prokurimit, zyrtarët komunal, zyrtarët e zyrës për projekte./rajonipress/