Eko Higjiena

Zyrtarët e Novobërdës mësojnë gjuhën e njëri tjetrit

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Zyrtarët komunal të Novobërdës kanë filluar të ndjekin kursin dy gjuhësor shqip-serbisht, projekt ky i përkrahur nga ICNM.

Zyrtarët komunal në Novobërdë si shqiptarë ashtu edhe ata serb do të kenë mundësi që të komunikojnë me njëri tjetrin, pasi ata do të ndjekin një kurs dy gjuhësor shqip serbisht dhe anasjelltas. Ky projekt i përkrahur nga ICNM është mirëpritur nga Bajrush Ymeri kryetar i Novobërdës i cili edhe i ka vizituar kursistët.

Mobi Casa

“Ne kemi nënshkruar marrëveshjen me ICNM për kurse të gjuhës shqipe dhe të asaj serbe sepse, komuna jonë është komunë multietnike, dhe se është shumë e nevojshme të kemi një komunikim të mirë dhe të qartë në punë”. Sipas Ymerit ky kurs më së shumti do t`i ndihmoj punëtorët nga komuniteti serbë meqë atyre u duhet komunikimi me ministritë e ndryshme. Ymeri ka falënderuar organizatën ICNM për këtë angazhim që po e bënë për komunën e Novobërdës.

Ndërsa menaxherja e projekti Andera Najvirtova tha se ky projekt do të realizohet në tri komuna,dhe do t`i ndihmoj të gjithë zyrtarët komunal të kenë komunikim të mirë.”Unë vij nga Sllovakia dhe se kur e kam mësuar gjuhën shqipe, në fillim më është dukur shumë vështir, por i`a dola me lehtësi,edhe për të gjithë juve fillimi do jetë i vështirë, por do t`ia dilini me përkushtimin tuaj” i porositi ajo kursistët shqiptarë e serb./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.