Zyrtarët e informimit mësohen rreth dizajnimit

/ 2 minuta lexim

Gjilan -Në punëtorinë e organizuar nga USAID-i- projekti DEMI, me zyrtarët e zyrës së informimit, përfaqësueset e USAID-it, kanë mbajtur një trajnim, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale, në veçanti për përgatitjen dhe dizajnimin e buletinit komunal.

Punëtoria, ishte në vazhdën e bashkëpunimit të DEMI-t me zyrën e informimit. Kontributin në këtë punëtori e dhanë përfaqësueset e USAID-it, si: Zana Budima specialiste për komunikim, Melihate Limani eksperte e lartë për pjesëmarrje të qytetarëve dhe Laura Bahtiri, këshilltare rajonale.

Mobi Casa

Zyrtarët e informimit patën rastin që të aftësohen për mënyrën e përgatitjes teknike të buletinit mujor . Shefi i zyrës së Informimit Sylejman Morina, ka falënderuar përfaqësueset e USAID-it, të cilat vazhdimisht kanë mbështetur komunën e Kamenicës, si dhe zyrën komunale të informimit.

Ai po ashtu premtoj se komuna e Kamenicës, pas skadimit të marrëveshjes për përgatitjen dhe financimin e të tre numrave nga ana e projektit DEMI, komuna do të vazhdoj botimin e buletinit të financuara me mjete nga buxheti komunal./rajonipress/