Fundamenti

Zyrtare: Muhamet Hyseni transferohet te AC Horsens në Danimarkë

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Klubi Futbollistik Llapi njofton se ka arritur marrëveshje zyrtare për transferimin e futbollistit Muhamet Hyseni për 5 vite në klubin AC Horsens që bënë gara në divizionin e parë të futbollit danez.

Marrëveshja me klubin AC Horsens është arritur në pajtueshmëri të plotë me futbollistin Hyseni, i cili do u bashkohet atyre në përgatitje para datës 20 qershor.
Klubi llapjan thotë se ka negociuar tash e disa muaj me klubin AC Horsens për transferimin e Hysenit, teksa sot edhe është zyrtarizuar nga klubi danez.

“AC Horsens kanë qenë ndër klubet më serioze dhe me projektin më të mirë si për futbollistin ashtu edhe për ne si klub, ku gjatë bisedimeve kemi rënë dakord që përveç Hysenit, klubet do bashkëpunojnë ngushtë edhe për futbollistë tjerë nga KF Llapi”, thuhet në njoftimin e nënkampionit të Kosovës.

Hidromorava

Muhamet Hyseni në dy periudha kohore me Llapin, ka zhvilluar në total 80 paraqitje, 33 gola e 11 asistime. Në sezonin që përfundoi Hyseni u shpall golashënuesi më i mirë i Superligës me 26 gola të realizuar.

Krahas 26 golave, ai kontribuoi edhe me 6 asistime, duke ndihmuar klubin të kualifikohet në raundin e parë të UEFA Europa League si nënkampion.