RCCOLA

Zyrtare: Kozniku, trajner i Shkëndisë së Tetovës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Ish-futbollisti kosovar, Ardian Kozniku do ta udhëheq Shkëndinë e Tetovës.Shkëndija e Tetovës ka arritur marrëveshje me legjendën e futbollit kosovar, Ardian Kozniku.

Fituesi i medaljes së bronztë në Botërorin e Francës me Kroacinë është emëruar trajner i ri i skuadrës shqiptare nga Maqedonia.

Marrëveshja u arrit sot me një afat 1-vjeçar, teksa Shkëndija gjithashtu angazhoi si drejtor sportiv, Nebi Mustafin.

Mobi Casa

“Ndihem shumë mirë, dhe tejet i emocionuar pasi tanimë jam pjesë e një klubi me emër të madh si Shkëndija.

Në përgjithësi ndihem i kënaqur, kam dëgjuar për përkrahësit e Shkëndijës dhe për organizimin e mirëfilltë në klub, kështu që pritet nga unë dhe kolegët që Shkëndijën ta dërgojmë aty ku dëshirojmë ne të gjithë, tifozët e Tetovës e më gjerë”, u shpreh Kozniku në prezantimin e tij, përcjell faqja zyrtare e klubit.