Zyrtare: Kjo është e ardhmja e Berishës
Sulmuesi kosovar, Valmir Berisha, ka konfirmuar se nuk do të largohet nga Panathinaikos.
Valmir Berisha nuk do të rikthehet te Roma të paktën deri në verë. Sulmuesi kosovar me nënshtetësi suedeze ka mohuar raportimet e mediave se do të largohet nga Panathinaikos, ku është i huazuar deri në fund të sezonit.
“Jo, jo, kjo nuk është e vërtetë. Nuk mendoj se mund ta gjeni fatin duke ndërruar klube. Dua të punoj në një klub dhe në këtë mënyrë të gjej lumturin”, ka deklaruar Berisha për Fotbollskanalen.se.


