RP

Brenda një viti, mbi 42 mijë shqiptarë morën shtetësinë italiane dhe greke

Brenda një viti, mbi 42 mijë shqiptarë morën shtetësinë italiane dhe greke

Sipas OECD-së, shqiptarët kryesojnë listën e të natyralizuarve në të dyja vendet. Ndërkohë, statistikat për kërkesat për azil paraqesin një tjetër pasqyrë të emigracionit shqiptar.

Mbi 42 mijë persona me shtetësi të mëparshme shqiptare fituan shtetësinë italiane ose greke gjatë vitit 2024. Sipas raportit “International Migration Outlook 2026” të OECD-së, gjithsej 42 mijë e 546 shqiptarë u natyralizuan në këto dy vende, transmeton albinfo.ch.

Në Itali, shtetësinë e fituan 31 mijë e 643 shqiptarë, ndërsa në Greqi 10 mijë e 903. Në të dyja shtetet, shqiptarët përbënin grupin më të madh të të natyralizuarve.

Ecohigjiena

Gjatë viteve 2014–2024, Italia regjistroi mbi 320 mijë natyralizime të personave me shtetësi të mëparshme shqiptare, ndërsa Greqia mbi 160 mijë.

Ndërkohë, gjatë vitit 2025, në Greqi u regjistruan 600 kërkesa të reja për azil nga shtetasit shqiptarë, krahasuar me 590 në vitin 2024. Në Irlandë, numri arriti në 190, nga 180 një vit më parë.

OECD thekson dallimin mes natyralizimit dhe kërkesave për azil, pasi bëhet fjalë për dy procese të ndryshme migracioni. Raporti gjithashtu nuk specifikon nëse personat që fituan shtetësinë italiane ose greke kanë hequr dorë nga shtetësia shqiptare. /Albinfo.ch

https://www.albinfo.at/brenda-nje-viti-mbi-42-mije-shqiptare-moren-shtetesine-italiane-dhe-greke
Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.