Fundamenti

Zyrtare, flet Fatmir Limaj: Blloku heq dorë nga pozita e Kryeparlamentarit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Blloku, LDK-VV-AAK-Nisma ka hequr dorë përfundimisht nga pozita e Kryeparlamentarit.Blloku e voton kandidatin e PDK’së për Kryeparlamentar. Kjo është porosia e Fatmir Limajt për PDK’në, për Flora Borvinën dhe për Presidenten Atifete Jahjaga.

Ai në emër të partive të Bllokut, ka treguar se përfundimisht kanë hequr dorë nga pozita e Kryetarit të Kuvendit.

“Koalicioni është i gatshëm që Kryetarin e Parlamentit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese ta votojë propozimin e subjektit që ia ka dhënë Gjykata Kushtetuese dhe me propozim zgjidhjen që ia kemi ofruar Presidentes, e cila hap rrugë dhe garanton që shumica të qeverisë me vendin sipas Kushtetutës”, ka thënë Limaj, pas takimit të Bllokut.

Ai nuk ka treguar se çka do të ndodhëme pozitën e Kryeministrit dhe as kush do të nominohet për këtë pozitë.

Uji Dea

Limaj ka thënë se është çështje e koalicionit sa i përket pozitës së Kryeministrit derisa ka thënë se ky Bllok është i fortë dhe i qëndrueshëm.

Me këtë rast, Limaj i ka bërë thirrje Flora Brovinës të thërret sa më shpejt seancën konstituive dhe të nisin procedurat për formimin e institucioneve të reja.

Limaj ka thënë se presin që në këtë situatë të reflektojë PDK’ja dhe të mos mbetet më pengesë për formimin e Qeverisë.

Ky zyrtar i Bllokut ka thënë se këtë zgjidhja ia kanë dërguar edhe Presidentes Jahjaga, nga e cila presin që të luajë rolin e saj kushtetues./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.