HW

Zyrtare: Diant Ramaj, portieri nga Kosova transferohet te Ajaxi

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Diant Ramaj ka bërë hapin e madh në karrierën e tij, duke iu bashkuar njërës nga skuadrave më të mëdha evropiane, Ajax Amsterdam.

Portieri nga Kosova me pasaportë gjermane është larguar nga Eintracht Frankfurti dhe karrierën do ta vazhdoj te gjiganti holandez.

21-vjeçari tanimë është prezantuar në fanellën e Ajaxit, derisa ka nënshkruar kontratë afatgjate deri në verën e vitit 2028.

Ajaxi ka paguar tetë milionë euro për transferimin e kosovarit i cili do të konkurrojë për një fanellë titullari me argjentinasin Rulli.

HW

“Ajax, Eintracht Frankfurt dhe Diant Ramaj kanë arritur marrëveshje për transferimin e portierit te Ajax. 21-vjeçari gjerman me rrënjë kosovare ka nënshkruar kontratë deri më 30 qershor 2028”.

“Kontrata e Ramaj me klubin gjerman ishte deri në vitin 2027”, thuhet në njoftimin e klubit holandez.

Ramaj ishte bashkuar me Eintracht Frankfurtin dy vite më parë për vetëm 100 mijë euro, derisa kishte vetëm dy paraqitje në Bundesliga. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.