Fundamenti

Zyrtare: Berisha largohet nga Orebro

/ 1 minutë lexim

Ilir Berisha do të largohet nga Orebro në fund të sezonit. Klubi suedez ka njoftuar se nuk do ta vazhdoj kontratën me mbrojtësin e përfaqësueses së Kosovës.

Ilir Berisha nga tash duhet të kërkoj një skuadër të re. Reprezentuesi i Kosovës nuk do të jetë më pjesë e klubit suedez, Orebro, pasi këta të fundit nuk ia kanë vazhduar kontratën.

UBT

“Ilir gjatë tre sezoneve në Orebro nga ka ndihmuar që ne të arrijmë në pozicionin ku jemi sot. Ai është një njeri i madh dhe konkurrent dhe ne i dëshirojmë fat të mirë në karrierën”, ka shkruar në njoftimin e klubit suedez.

Kurse, ish lojtari i FC Prishtinës i ka falënderuar tifozët për mbështetje, derisa Orebros i ka dëshiruar sukses në të ardhmen./express/