ARKATANA

Zyrtare: Arlind Ajeti nënshkruan me CFR Cluj

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Klubi rumun, CFR Cluj ka njoftuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit shqiptar, Arlind Ajeti, i cili vjen nga Perdonone si lojtar i lirë.

Ajeti ka ndryshuar ambient duke u transferuar nga futbolli italian tek ai rumun apo më saktë në Superligën e Rumanisë.

Mbrojtësi shqiptar është zyrtarizuar sot (e martë) nga skuadra e re, CFR Cluj, e cila ka njoftuar transferimin në rrjetet sociale.

“Me kënaqësi ju njoftojmë se Arlind Ajeti është lojtari i ri i ekipit tonë!”, thuhet në njoftimin e CFR Cluj.

Hidromorava

Klubi rumun njoftoi se qendërmbrojtësi me origjinë shqiptare, i lindur në Zvicër ka luajtur në Serie A për Torinon, Frosinonen dhe Crotone, ndërsa gjatë karrierës së tij, ai edhe në Zvicër për Grassoper, por edhe për FC Basel, skuadër me të cilën ka fituar 4 herë titullin dhe ka luajtur ndeshje në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Evropës.

Ajeti gjithashtu ka luajtur me kombëtaren e Shqipërisë, duke zhvilluar 21 ndeshje dhe duke qenë pjesëmarrës në Euro 2016.

Mbrojtësi nga Kosova te CFR Cluj do ta takojë bashkatdhetarin e tij, Ermal Krasniqi, i cili vitin e kaluar kompletoi transferimin nga Ballkani. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.