Fundamenti

Zyrapi: SHIK-u nuk ka qenë pjesë e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-s

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Pyetjet shtesë për dëshmitar Bislim Zyrapi ka filluar t’i parashtrojë përfaqësuesi i ZPS-së, prokurorja Clare Lawson, e cila ndër të tjera e ka pyetur atë për emërimin e disa komandantëve.

Zyrapi është pyetur për se si është emëruar Sylejamn Selimi komandant i Zonës së Drenicës si dhe për emërimin e disa komandantëve lokal.

Lidhur me këtë, dëshmitari tha se nuk ka njohuri sepse kur ai ka hyrë në Kosovë këta komandant kanë qenë të emëruar.

Po ashtu, edhe avokati Emerson ka pasur pyetje shtese për dëshmitarin. Ai është interesuar të dijë për rolin e Shërbimit Informativ të Kosovës (SHIK) në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së.

Lidhur me këtë, dëshmitari tha Zyrapi tha se SHIK-u nuk e ka pasur selinë dhe nuk ka qenë pjesë asnjëherë e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

GRANDEMALL

Gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, dëshmitari Bislim Zyrapi pohoi se nuk ka parë urdhër të nënshkruar nga Jakup Krasniqi për arrestimin e Blerim Kuqit.

Këtë deklarim, Zyrapi e bëri duke u përgjigjur në pyetjet e avokates së Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra.

Avokatja në temën e fundit gjatë pyetjeve për Zyrapin u fokusua tek arrestimi dhe lirimi i Blerim Kuqit, ku e pyeti dëshmitarin se a e konfirmon që nuk ka parë një urdhër të tillë asnjëherë.

“Ju e konfirmoni e nuk keni parë asnjë urdhër për arrestimin e Blerim Kuqit të nënshkruar nga Jakup Krasniqi”, pyeti avokatja.

Ndërsa, dëshmitari Bislim Zyrapi e pohoi se nuk e ka parë një urdhër të tillë. Seanca do të vazhdojë pas pushimit të drekës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.