ARKATANA

Zyra sllovake mbështet zhvillimin e medieve në Kamenicë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan -Zyra ndërlidhëse Sllovake ka mbështetur Radion lokale “Premiera” me pajisje për transmetim. Gjatë një vizite në Kamenicë, shefi i këtij misioni Henrik Markus, është shprehur i kënaqur me implementimin e këtij projekti dhe mundësinë që ka zyra e tij për të mbështetur projekte të ndryshme e sidomos ato mediale.

“Mbështetja e këtij projekti promovon lirinë e medieve dhe po ashtu bashkëpunimin e mirë ndëretnik sepse është në funksion të komunitetit shqiptar dhe serb në këtë rajon. Ne e kemi përkrahur Radion “Premiera” sepse ideja e tyre ka qenë mjaft domethënëse për komunitetet këtu” ka thënë Markus.

Fatmir Matoshi, kryeredaktor i Radios Premiera, ka shprehur falënderimet e këtij mediumi për zyrën Sllovake, “Programet tona tani përveç që dëgjohen në Kamenicë, janë prezentë edhe në Ranillug dhe Novobërdë, andaj përkushtimi i ynë do të jetë edhe më i madh për punën që bëjmë në informimin e drejtë qytetarëve pa dallim etnie. “ tha Matoshi.

Kryetari i Kamenicës Shaip Surdulli e ka vlerësuar lart mbështetjen e këtij projekti nga ana e zyrës sllovake dhe po ashtu edhe punën e bërë nga Radio Premiera. “Zhvillimi i medieve e ndihmon qeverisjen e mirë në të gjitha nivelet e pushtetit, në veçanti e vlerësoj punën e madhe që bën “Radio Premiera” në informimin e qytetarëve të kësaj ane, pavarësisht faktit nëse të gjitha lajmet e tyre na pëlqejnë apo jo” ka thënë Surdulli.

ARKATANA

Nënkryetari i Ranillugut Lulzim Canaj ka thënë se Premiera ka qenë një partner mjaft i rëndësishëm në vitet e para të krijimit të Komunës së Ranillugut.”Ne jemi mjaft të kënaqur që si komunë e re e krijuar Radio Premiera ka përcjellë të gjitha ngjarjet e rëndësishme dhe ka raportuar për to duke u bërë burim informimi për promovimin e të arriturave të komunës. Tani pas mbulimit të territorit të komunës sonë nga ana e Radios, partneriteti ynë me këtë institucion informative vetëm sa do të jetë edhe më i mirë” ka vlerësuar Canaj.

Për rolin e medieve në këtë takim kanë folur edhe Enver Mavriqi, kryesues i Kuvendit Komunal në Kamenicë, Driton Avdyli, nënkryetar i Komunës së Novobërdës si dhe Nebojsa Simic, drejtor i OJQ CDKD.

Vlera e projektit për mbështetje teknike Radios Premiera nga Zyra Sllovake arrin shumën e rreth 5000 eurove./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.