Eko Higjiena

Zyra për komunitete merr notë pozitive për punën e bërë gjatë vitit 2016

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kemal Shahin, kryesues i Komitetit, ka thënë se ZKK ka bërë një punë të mirë gjatë vitit të kaluar dhe e ka inkurajuar stafin e kësaj zyre që me të njëjtin përkushtim të vazhdojë punën e saj edhe gjatë këtij viti.

Komiteti për Komunitete ka miratuar të martën raportin e punës së Zyrës për Komunitete dhe Kthim (ZKK) për vitin 2016, të cilin e ka prezantuar para anëtarëve të kësaj trupe komunale, Milivoje Zhivkoviq, shef i ZKK.

Sa i përket kthimit të qëndrueshëm, Zhivkoviq ka thënë se gjatë kësaj periudhe janë përzgjedhur 9 raste për ndërtim ose rinovim të shtëpive dhe deri tani 6 shtëpi janë kryer, ndërkaq 3 të tjera nuk kanë mundur të fillojnë për shkak të kushteve atmosferike.

Ndërkaq sa i përket riatdhesimit, sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, janë kthyer 340 persona dhe familje. Nga jo kategori, në ZKK janë adresuar 15 kërkesa për ndihmë sociale, 3 kërkesa për akomodim si dhe 55 kërkesa për mbështetje të projekt-bizneseve, prej të cilave 15 kanë marrë përgjigje pozitive, 2 janë refuzuar, ndërsa të tjerat janë në shqyrtim, ka thënë Zhivkoviq.

Në projektin e IOM-it për zhvillim ekonomik, kanë aplikuar 25 persona nga komunitetet pakicë dhe sipas, shefit të ZKK, për komunën e Gjilanit, janë miratuar 3 projekte. Edhe UNDP, në kuadër të një programi dedikuar për stabilizimin e komuniteteve, ka miratuar dy projekte individuale për komunën e Gjilanit.

Eco Higjiena

Kemal Shahin, kryesues i Komitetit, ka thënë se ZKK ka bërë një punë të mirë gjatë vitit të kaluar dhe e ka inkurajuar stafin e kësaj zyre që me të njëjtin përkushtim të vazhdojë punën e saj edhe gjatë këtij viti.

Ai është shprehur i kënaqur edhe me bashkëpunimin e ndërsjellë, duke kërkuar që në të ardhmen, raportet e punës të prezantohen në Komitet çdo muaj, kërkesë kjo që hasur në mirëkuptim të ZKK.

Njëherësh, Komiteti ka miratuar edhe planin e punës së ZKK për vitin 2017, të cilin po ashtu e ka paraqitur Zhivkoviq.

Përndryshe, siguria e përgjithshme në komunën e Gjilanit është vlerësuar e mirë. Rreshteri Bajram Hasani nga Policia e Kosovës ka thënë se gjendja ka qenë e qetë. Në një rast që ka ndodhur në qytet, ku viktimë ka qenë një rom, i cili ka marrë lëndime trupore, policia ka reaguar menjëherë ka arritur të arrestojë deri tani tre persona të dyshuar dhe dy prej tyre janë në mbajtje.

Përfaqësuesi i komunitetit rom, Fadil Demiroviq ka falënderuar policinë e Kosovës, për reagimin e shpejtë në këtë rast dhe interesimin e vazhdueshëm që ka treguar ndaj viktimës, veçmas rreshterin Hasani, duke i ndihmuar atij për gjithçka që ka qenë e nevojshme./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.