HW

Zymer Bytyqi largohet nga Olympiacos, emrat e gjashtë skuadrave që e duan transferimin e tij

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Zymer Bytyqi do të largohet nga Olympiacos vetëm pas gjashtë muajsh qëndrim në klubin e madh grek.

Aventura e sulmuesit kosovar nuk shkoi siç duhet për shumë arsyeje, e asnjë nga to sportive, pasi ai tregoi formë të lartë në stërvitje, por nuk iu dha rasti të tregonte aftësitë e tij.

Kontrata e Bytyqit me gjigantin grek Olympiacos skadon në verën e vitit 2026, por ai do të largohet këtë verë nga kjo skuadër.

Ofertat për sulmuesin anësorë nuk mungojnë, ku janë katër klube nga Turqia, një nga Belgjika dhe një tjetër nga Polonia që janë vënë pas tij.

Telegrafi mëson ekskluzivisht se në Turqi klubet që e duan sulmuesin kosovar janë Antalyaspor, Istanbul Basaksehir, Rizespor dhe Gaziantep.

UBT

Ndërkohë në Belgjikë lipjanasi kërkohet nga Standard Liege derisa në Poloni transferimin e tij e dëshiron Lech Poznan.

Skuadrat favorite që Bytyqi ta vazhdoj karrierën mbeten Antalyaspor dhe Basaksehir.

Telegrafi ka mësuar ekskluzivisht se të gjashtë klubet kanë kontaktuar Olympiacosin për të pyetur rreth situatës së Bytyqit, derisa vet lojtari ka shprehur dëshirën për tu larguar nga kryeqyteti grek.

Agjenti i tij Jimm Solbakken është në bisedime me këto skuadra dhe java e ardhshme është vendimtare për të ardhmen e Bytyqit e cila është larg Athinës. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.