UBT

Zymberi: Shërbyesit civil, viktima të interesave politike, por edhe të drejtësisë së vonuar

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Për një dekadë, komuna e Gjilanit ka ngecur në dhënie të shërbimeve cilësore dhe profesionale ndaj qytetarëve si pasoj e interesave të felliqta të politikës dhe shpifjeve që u janë bërë këtyre zyrtarëve të pafajshëm, por edhe si pasoj e drejtësisë së vonuar ka shkruar Mursel Zymberi.

Postimi i tij i plotë:

Deri më tani, nuk është i njohur ndonjë proces gjyqësorë që ka zgjatur dhjet vite sikur ky proces gjyqësor ndaj zyrtarëve komunal në Gjilan, e që bëri historinë dhe do të ketë rekordin në librin e Ginisit, si procesi më i gjatë gjyqësor në Gjilan, por ndoshta edhe në rruzullin tokësor!

Uji Dea

As kriminelëve serb, nuk u zgjati gjykimi në Hagë, aq sa zgjati ky proces ndaj zyrtarëve komunal në Gjilan.

Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës e mirëpret lirimin dhe kthimin në punë të zyrtarëve të pafajshëm dhe njëherit i inkurajon që të gjithë, të ngrenë padi zyrtare për shpifje dhe denigrim, kundër atyre që shkaktuan ketë proces maraton dhe historik të padrejtë por edhe ndaj atyre që stërzgjatën ketë proces.

Kompensimi i plotë i zyrtarëve komunal të liruar si të pafajshëm, është barrë e drejtësisë së vonuar dhe të gabuar që merren me shpifje dhe plotësim të egove të politikanëve idiot dhe të paskrupullt!