UBT

Zylfiu: Isha i pastër që nga fillimi

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Selami Zylfiu zyrtar certifikues në Kamenicë është shpallur i pafajshëm dhe kanë pushuar hetimet ndaj tij nga ana e Prokurorisë Speciale të Kosovës. Prokurori Faik Halili kishte pushuar hetimet ndaj Selami Zylfiut i cili dyshohej për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Selami Zylfiu nuk e kishte ndier vetën mirë kur ishte marrë në pyetje si i dyshuar nga ana e policisë në Gjilan dhe ajo e Prokurorisë Speciale të Kosovës. Ndonëse e kishin hetuar bukur gjatë Selami Zylfiu në fund arrin të dal i pafajshëm dhe faqebardhë.

Zylfiu për rajonipress thotë se që nga fillimi e ka ditur se është i pafajshëm dhe se dyshimet ndaj tij nuk kishin bazë.”Unë tërë jetën jam munduar të punojë me nder e profesionalizëm. Edhe sot në pozitën ku jam i besoj vetëm punës sime profesionale” tha Zylfiu.

Mobi Casa

Zylfiu ndryshe tashmë e ka marrë vendimin mbi pushimin e hetimeve nga ana e Prokurorisë Speciale të Kosovës. Zylfiu dyshohej së bashku me Begzad Sinanin dhe Hasan Keqmezin për veprimet e kundërligjshme të ndërmarra gjatë vitit 2008-2009.

Faik Halili nga Prokuroria Speciale në vendimin e tij për pushimin e hetimeve ka thënë se deri në përfundimin e hetimit kjo prokurori nuk ka mundur me asnjë dëshmi valide të vërtetoj faktin se buxheti i Komunës së Kamenicës është dëmtuar, dhe faktin kryesor se të pandehurit kanë përfituar në mënyrë të kundërligjshme./rajonipress/