Zyberaj: Përgjegjësia është individuale

Në kohën kur deputetë, përfaqësues të partive politike dhe ata të qeverisë kanë ndezur deklaratat “patriotike” në mbrojtje të UÇK-së, këshilltari i parë i zëvendëskryeministrit, Behgjet Pacolli, ka dal me një deklaratë krejtësisht të kundërt.
Hetimet nga EULEX-i në rastin Drenica ku është përfshirë edhe kryeparlamentari Jakup Krasniqi kanë bërë që zyrtarë të ndryshëm të vendit të dalin në mbrojtje tët ë hetuarve duke e vlerësuar qëllimin e EULEX-it si të dyshimtë.
Jetlir Zyrberaj nëpërmjet një postimi në Facebook, i ka ftuar këta zyrtarë të mos “përjargen gjoja në mbrojtje të UÇK-së”.
“Nuk po shoh arsye me u përjarg askush, për gjoja në mbrojtje të luftës së UÇK-së. UÇK që ka buruar prej popullit ka arrit me sukses misionin e vet-krijimin e shtetit. Tash, për ndonjë pretendim për shkelje te zakoneve të luftës, përgjegjësia është krejt individuale”, shkruan Zyberaj. (ORAinfo)