Zvogëloni sasinë e konsumimit të kripës

Shkencëtarët amerikanë nga Universiteti Maryland pohojnë se çdo vit mund të shpëtohen 150.000 jetë njerëzish nëse industria ushqimore do të zvogëlojë sasinë e kripës, e cila i shtohet ushqimit.
Kripa ka ndikim direkt në tensionin e gjakut, i cili është i lidhur me një spektër të gjerë sëmundjesh, transmeton “Zeri.info”.
Shumë probleme shëndetësore mund të parandalohen kur prodhuesit e ushqimeve në 10 vjetët e ardhshme në prodhimet e tyre do të përgjysmojnë përdorimin e kripës, pohojnë të njëjtët shkencëtarë amerikanë.
Ata vlerësojnë se në këtë rast për 20% do të zvogëlohet numri i të sëmurëve nga tensioni i lartë i gjakut, për 14% do të zvogëlohet numri i vdekjeve nga sulmi në zemër, kurse numri i përgjithshëm i vdekjeve do të zvogëlohet për 7 për qind. /ZËRI/