Zvicra mposht Kroacinë!

Futbollisti kroat, Mario Gavranovic ka shënuar dy gola për Zvicrën.
Në ndeshjen para kualifikuese për Botërorin ‘Brazili 2014’ , kombëtarja e Zvicrës fitoi kundër Kroacisë me rezultat 4-2, në Split të Kroacisë.
Me gola e nisi ndeshjen Granit Xhaka duke shënuar në minutën e 11-të.
Por, rezultatin e kanë barazuar kroatët me golin e Eduardos në minutën e 20-të. Por, sërish përfaqësuesja e Zvicrës kalon në epërsi gjatë pjesës së parë me golin e Tranquillo Barnetta.
Pas një kombinimi të dy futbollistëve shqiptarë, Xhaka dhe Shaqiri shënon Barnetta në minutën e 37-të.
Përfaqësuesja e Zvicrës ka nisur furishëm edhe në pjesën e dytë me sulmuesit shqiptarë, Mehmedi, Xhaka dhe liderit të ekipit, shqiptarit nga Kosova, Xherdan Shaqiri.
Befasi e këtij takimi ishin 2 golat e futbollistit kroato-zviceran, Mario Gavranovic. Ai ka shënuar 6 minuta pas fillimit të pjesës së dytë. Gavranoviq nuk iu ka gëzuar edhe aq këtij goli, e as golit të dytë të shënuar në minutën e 81-të
Kroatët rikthejnë sulmet mbi portën zvicerane në pjesën e dytë. Golashënues ishte sërish Eduardo në minutën e 64-të.
Takimi i Splitit është i rëndësishëm për të dyja palët për t’i nisur sa më mirë ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Brazili 2014
Kjo ndeshje vjen para dy sfidave tjera para kualifikuese për Botërorin ‘Brazili 2014’ që Zvicra do t’i zhvillojë ndaj Sllovenisë më 7 shtator dhe kundër Shqipërisë më 11 shtator.