UBT

Zvicra, model për prodhim në perimtari

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Kosovarët përveç që kanë dhënë për Zvicrën, ata kanë marrë diçka nga atje. Pronari i lulishtes “Joni” ka importuar kulturën dhe inventarin e serrave që sot e shfrytëzon për prodhim.

Qytetarët e Kosovës përveç që kanë dhënë mundin dhe kanë derdhur djersën për ndërtimin dhe zhvillimin e Zvicrës, ata kanë marrë nga atje edhe përvojat më të mira të punës dhe kulturave zhvillimore ekomomike e bujqësore, të cilat i kanë sjellë në vendlindje.

Njëri nga këta qytetarë është Lulëzim Kryeziu, i cili ka sjellë nga Zvicra një kompleks serrash që i ka instaluar në fshatin Korishë të komunës së Prizrenit.

Edhe pse nuk ka jetuar në Zvicër, Kryeziu ka vizituar disa herë vëllanë e tij në Cyrih dhe nga atje ka përvetësuar mënyrën e kultivimit të prodhimit të luleve, drunjve dekorativë, fidanëve të dredhëzave, trangujve, por edhe të ndërtimit modern të parqeve.

Sot të gjithë qytetarët e komunës së Prizrenit dhe Suharekës e dinë lulishten ”JONI” që gjendet në fshatin Korishë, 7 kilometra larg Prizrenit.

“Ne Lulishten tonë kultivojmë lulet sezonale, bimë dekorative gjethembajtëse, drunj dekorativë, frute dhe fidanë të dredhëzës, tranguj, domate, sallata të gjelbra, etj”, tha Kryeziu, i cili ka studiuar bujqësinë në Universitetin e Prishtinës.

Ai, duke e inkorporuar në një segment profesionin dhe kulturën perëndimore, bashkë me disa punëtorë ndihet shumë komod me prodhimin dhe shitjen e produkteve të tij. “Shitjen e produkteve në përgjithësi e bëjmë në pikat shitëse, kurse në vijimësi furnizojmë edhe lokalet e ndryshme tregtare”, tha Kryeziu për (albinfo.ch)

Megjithatë ai shprehet i pakënaqur me politikat fiskale dhe tregtare që aplikohen në Kosovë.

ARKATANA

Sipas Kryeziut, është shumë jolojale që produktet e njëjta, ndoshta edhe me cilësi dukshëm me të dobët, të vijnë nga shtetet e tjera, Serbia e Maqedonia, e të shitën në Kosovë me çmime të njëjta ose edhe më ulëta.

“Politikat fiskale nuk janë shumë të favorshme në Kosovë. Konkurrencë jolojale ka dhe kjo na dëmton në masë të madhe, sepse nga Serbia hyjnë lule dhe bimë dekorative pa kurrfarë kontrolli”, shprehu shqetësimin e tij drejtori i lulishtes “Joni”.

Pavarësisht mosmbrojtjes së prodhuesve vendës, ai po vazhdon punën për prodhimin e luleve. Në dispozicion ka 4 serra me rreth 2000 metra katrorë.

“Momentalisht jemi në sezonin dimëror dhe kemi të kultivuara disa lloje të luleve, si Primula, Viola, Ranunculus, Zinnia, ndërsa nga perimet aktualisht jemi duke i kultivuar sallatën e gjelbër “Nandina”, deklaroi pronari i lulishtes “Joni”.

Edhe Kryeziu, sikurse shumica e pemëtarëve, vreshtarëve e perimtarëve, nuk ka marrë subvencione nga shteti. “Deri tani nuk kemi ndonjë stimulim”, shprehet Kryeziu, i cili aktualisht në sezonin e dimrit ka 3 punëtorë, ndërsa verës i shtohen edhe 8 të tjerë.

Mirëpo nuk përfundon gjithçka vetëm me mbjelljen, kultivimin dhe shitjen e luleve e drunjve dekorativë. Lulishtja “Joni” përvojat perëndimore i aplikon edhe në rregullimin dhe zbukurimin e kopshteve. Pronari i kësaj lulishte thotë se ka ndërtuar dhjetëra kopshte nëpër vende të ndryshe të Kosovës.

“Lulishtja “Joni” gjithashtu merret edhe me projektimin dhe rregullimin e oborreve, duke përfshirë montimin e sistemeve të ujitjes, montimin e barit të gatshëm, mbjelljen e luleve, bimëve dekorative, barit, etj”, tha Kryeziu.

Ndryshe, kosovarët përveç që kanë dhënë për Zvicrën, ata kanë marrë diçka nga atje. Pronari i lulishtes “Joni” përveç praktikave të prodhimit, kultivimit dhe natyrës së punës, nga Zvicra ka importuar gjithë inventarin e serrave, që sot e shfrytëzon për prodhim.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.