Eko Higjiena

Zvicra me pesë shqiptarë sfidon Kroacinë

/ 2 minuta lexim

Të mërkurën e ardhshme Përfaqësuesja e Zvicrës do të zbarkoj në Split për ta zhvilluar një ndeshje miqësore ndaj Kombëtares së Kroacisë. Ky takim u shërben të dyja palëve për t’i nisur sa më mirë ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Botëror ‘Brazili 2014’.

Selektori i zviceranëve, Ottmar Hitzfeld për këtë takim në skuadrën e tij i ka ftuar pesë futbollistë kosovarë. Ata janë: Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Valon Behrami, Blerim Xhemajli, dhe Admir Mehmedi.

Kjo ndeshje vjen para dy sfidave të para kualifikuese për Botërorin ‘Brazili 2014’ që Zvicra do t’i zhvilloj ndaj Sllovenisë më 7 shtator dhe kundër Shqipërisë më 11 shtator.

Uji Dea

Finlanda fton Kuqin e Hetemajn

Përfaqësuesja e Zvicrës nuk është e vetmja që llogarit në futbollistë shqiptarë. Edhe Kombëtarja e Finlandës ka nevojë për lojtarë kosovarë, ngase dy të tillë i ka ftuar për miqësoren ndaj Irlandës së Veriut që do ta zhvilloj të mërkurën e ardhshme. Finlandezët në skuadrën e tyre për këtë miqësore e kanë ftuar sulmuesin Njazi Kuqin dhe mesfushorin e Chievos që po kërkohet nga Lazio, Përparim Hetemajn.